Klinika Radovani

Ne ju rikthejmë dëgjimin .......

Zhurmat e vesheve

  

        
      
         Statistikat tregojne qe 17 % e popullsise boterore degjojne tinguj qe ne fakt nuk ekzistojne. Ata vuajne nga nje gjendje qe ne mjeksi quhet Tinnitus. Kjo fjale e ka origjinen nga latinishtja dhe do te thote tringellim.  Ne pergjithesi menyrat e ankimit ndaj zhurmave ne vesh jane te ndryshme; dikush e pershkruan si tringellim zileje, dikush si nje zhurme gjinkalle dhe ndonje tjeter si fershellime. Gjithesesi, sidoqe te jete ankesa ajo eshte gjithmone nje zhurme e padesherueshme dhe shpesh e lodheshme per personin qe e ka. Shkurt, “tinnitusi” do quhej perceptimi i nje zeri qe nuk ekziston.
 
  Sot,  preardhja e tinnitus-it njihet shume pak dhe per trajtimin e tij nuk ka akoma medikamente te caktuara. Per kurimin e tij jepen sugjerime terapeutike te ndryshme. Shume sugjerojne vendosjen e aparateve te degjimit te cilet bejne nje fare “maskimi” te zhurmes ose e “mbysin “ zhurmen me anen e zerit qe sjellin ne vesh. Disa terapi konsistojne ne te ashtequajturat  “teknikat e relaksimit” . Disa te tjera marrjen e medikamenteve me baze organike. Sidoqofte, ne sejcilin rast , mjeku specialist duhet te percaktoje se cila terapi do te ishte me e pershtateshme. Zhurma e vesheve mund te shfaqet ne periudha te nderprera e forte ose e lehte, por rasti me i keq eshte kur ajo eshte kronike, d.m.th vazhdon per gjithe kohen ose per periudha te gjata kohe. Zhurma kronike fillon ta ndergjegjesoje pacientin kur ajo behet e vazhdueshme. Me pas kushdo qe e ka ate, perqendron vemendjen gjithnje e me teper vetem tek zhurma ne veshe. Mund te thuhet keshtu qe zhurma arrin te dominoje personin. Kjo ne pergjithesi kthehet ne nje vuajtje qe ne shume raste vazhdon per vite me radhe, bile ne dekada me radhe. Shpesh zhurma kronike mund te filloje nga shkaqet qe vijojne: zhurma te medha , infeksione, helmime, trauma te kokes, semundje te qarkullimit te gjakut, metabolizmit, palces kurrizore, stresi etj.
 
  Gati 50% e njerezve qe kane zhurma nder veshe kane njekohesisht edhe renie degjimi. Gati 5% e popullsise boterore kane zhurme veshesh kronike. Shpesh tek kjo pjese zhurma behet aq stresuese sa ata nuk jane ne gjendje te flejne apo te punojne. Nje nga menyrat per te dominuar zhurmen e vesheve eshte ndergjegjesimi qe ajo asnjehere nuk do te zhduket plotesisht. Gjithesesi kur arrihet te gjendet nje terapi e efektshme, zhurma mund te reduktohet ne menyre te ndjeshme. Kur perdoren mjete te jashtme, si aparate zhurmues etj. pacienti meson si ta kontrolloje zhurmen dhe si te siguroje nje lehtesim te saj. Kush jane mundesite e sotme per trajtimin e zhurmave te vesheve? Hapi i pare eshte gjithnje vizita tek mjeku otoronolaringolog. Ai eshte ne gjendje te vendose diagnozen dhe te percaktoje strategjine trajtimit te zhurmes. Sidoqofte trajtimet kryesore ndaj zhurmave te vesheve jane rreshtuar ne vijim:
 
1. Ne shume raste, ne varesi te intesitetit te zhurmes jepen mjekime qetesuese ose antidepresive.
 
2. Per njerezit qe nuk arrijne te flejne nga zhurma, keshillohen vendosja e burimeve te jashtme zhurmash si, ndonje ventilator, zeri i radios apo zeri i aparatit me “ zhurme te bardhe” qe ka formen e aparatit te degjimit, zhurme valesh deti, cicerima zogjsh etj. (keto lloj zhurmash sigurohen nga aparate speciale. Shih direktorine aparate degjimi / aksesore per aparatet e degjimit )
 
 3.  Ne rastet e shtimit te zhurmes keshillohet te ndalohet kafeina sidhe marrja e dozave te konsiderueshme te aspirines dhe produkteve te saj.
 
 4. Ruajtja degjimit, pasi demtimi i tij e keqeson ne menyre te ndjeshme zhurmen e vesheve.
 
Si mund te parandalohet lindja e zhurmes se vesheve ?
Ne pergjithesi nuk ka nje strategji te caktuar per te parandaluar zhurmen e vesheve. E vetmja gje qe mund te rekomandohet me siguri eshte ruajtja nga zhurmat e forta. Kudo qe te kete zhurma te forta duhet te perdoren mjete mbrojtese per veshet, si kufje, tapa etj.