KLINIKA  RADOVANI
 
         Ne ju rikthejme degjimin.......                                 TEL: 042 371735
   Home      Si mund ta zgjidh problemin tim te degjimit?
 





 Shkruar nga N.Radovani

    



         Tashme dihet qe reniet e degjimit jane te pranishme ne rreth 10% te popullesise. Per me teper ne shume vende, madje edhe te zhvilluara, si USA, vendin e pare ne difektet e lindjeve e mbajne  reniet e degjimit (shurdhesite). Fatmiresisht, shkenca ka bere hapa gjigante ne lidhje me korrigjimin e renieve te degjimit si per femijet ashtu edhe per te rriturit. Sot, nje pjese e madhe e popullsise eshte bere e ndergjegjshme per ekzistencen e aparateve te degjimit, si mjetet kryesore ndihmese per shurdhesite, por  mund te thuhet qe ka shume pune per te bere ne lidhje me informacionin per njohjen e ketyre aparaturave.

 

    Vendosja e aparateve nder femijet eshte hap jetesor, qe lidhet jo vetem me degjimin por edhe me te foluren, ndersa nder te rriturit ky hap rikthen personin e demtuar ne jeten aktive duke dale nga izolimi dhe pasiviteti qe shkakton renia e degjimit. Shpesh korrigjimi me aparate  krahesohet  me korrigjimin e shikimit me ane te syzeve, por ne te vertete kemi te bejme me nje rast me te nderlikuar: Ndersa mbas vizites tek okulisti perfundimi eshte gjetja e numrit te lenteve te syzeve ne matjet e degjimit konkluzioni varet nga shume faktore, si lloji aparatit qe zgjidhet (digital apo analog), menyra e vendosjes se aparatit dhe vecanerisht aftesia e specialistit te aparateve te degjimit. Per ta thene me thjeshte, zgjedhja e aparatit per nje renie degjimi eshte nje hap shume i rendesishem qe nese nuk behet sakte sjell pakenaqesi e bezdi tek pacienti, por jo vetem kaq, ai mund te ndikoje keqesimin e metejshem te gjendjes.

 

    Gjithesesi, le t`i marrim gjerat me radhe: Thuhet qe hapi me i rendesishem per zgjidhjen e problemit eshte vendimi per t`u marre me renien e degjimit, pasi statistikisht koha mesatare qe i duhet nje pacienti per t`u paraqitur tek specialisti eshte rreth 7 vjet. Ky fenomen ndodh per disa shkaqe: se pari duhet nje fare kohe qe personi te ndergjegjesohet per problemin e tij, se dyti vendosja e aparateve te degjimit konsiderohet nje gje shume e veshtire apo handikap i madh dhe se treti disa shpresojne se me kalimin e kohes mund te permiresohen. Si duhet vepruar?

 

   Hapi i pare eshte bindja e vetvetes qe degjimi eshte demtuar. Disa nga shenjat ne jeten e perditeshme jane: nevoja e ngritjes se volumit te televizorit, kerkesa per te perseritur biseden, veshtiresia e ndjekjes se bisedes se nje grupi njerezish, veshtiresia e degjimit dhe kuptimit kur flitet mbrapa shpines, venia ne dukje nga te tjeret se ju flisni me ze te larte etj. Mbas njohjes se problemit  duhet shkuar menjehere tek mjeku ORL. Themi menjehere, pasi zgjatja pa aresye mosparaqitjes tek mjeku nuk ben gje tjeter vec keqesimit te metejshem te gjendjes dhe heqjes se shpreses per nje rikthim ne normalitet, nese problemi mund te korrigjohet me mjekim.

 

    Pa hyre ne detaje teorike duhet theksuar qe 90% e renieve te degjimit neurosensoriale korrigjohen me aparate degjimi. Nga momenti qe mjeku ORL arrin ne konkluzionin qe duhet vendosur aparat degjimi fillon perseri nje medyshje e madhe. Kjo medyshje zgjidhet ne hapin e dyte: vizita tek specialisti i aparateve te degjimit, qe ne gjuhen e mjeksise quhet audioprotezisti. Ky specialitet kryhet nga personel inxhiniero-teknik i specializuar ne fushen elektronike, kompiuterike dhe njohurive bazike ne lidhje me anatomine e veshit dhe teknollogjise se aparateve te degjimit.. Tek audioprotezisti kryhen matjet e degjimit, zgjidhet tipi i aparatit me te pershtatshem per rastin, behen provat paraprake me aparat, merren masat e veshit , programohet aparati, instruktohet perdoruesi i tij per funksionimin e aparatit dhe mirmbajtjen e tij, sigurohet garancia e aparatit dhe riparimi i tij ne rast difekti. Menjanimi i hapave te mesiperme  mund te cojne ne  zgjidhje te  gabuara te rastit, madje duke e keqesuar gjendjen e pacientit.


     Nje shembull negativ do te ishte blerja e aparateve me anen e internetit, qe sic kuptohet lehte menjanon krejtesisht hapat e siperpershkruara, ku bleresi  merr persiper  te zgjidhe personalisht problemin e tij. Po keshtu nuk konsiderohet zgjidhje e sakte edhe blerja e aparateve jashte vendit, pasi pacienti duhet te ndodhet fizikisht , perballe specialistit gjate kolaudimit te aparatit. Gjithashtu duhet kuptuar qe ne vendosjen e aparatit nuk ka rendesi vetem blerja por edhe sherbimi e riparimi i tij gjate gjithe kohes se perdorimit. Kuptohet qe blerja e aparatit larg vendit te banimit rrit shume koston e riparimit e sherbimit te tij.Se fundi duhet theksuar qe ka shume rendesi qe protezimi te behet me aparate digitale qe jane zgjidhja e sotme e degjimit, pasi ata kane avantazhe te shumta kundrejt aparateve analoge, qe fatkeqesisht perdoren ne mase edhe sot ne vendin tone. Si mund te dallohet qe aparati eshte digital?  Kjo eshte relativisht e veshtire per pacientet dhe shpesh duhet besuar ne ndershmerine e specialistit te aparateve. Gjithesesi ne vijim mund te mbahen ne konsiderate disa keshilla te thjeshta:

-      Apatatet digitale programohen dhe kolaudohen duke u lidhur gjithnje me kompiuterin dhe duke qendruar perballe specialistit te degjimit.

-      Aparatet digitale kane nje buton qe ndryshon funksionimin e aparatit ne varesi te ambienteve te ndryshme.

-      Aparati digital jep nje sinjal kur mbaron bateria.

-      Disa aparate digitale kane mundesine e komandimit me telekomande.

-      Te shikohet origjina e aparatit dhe te lexohet ne istruksionin e tij qe eshte digital.

Eshte e qarte qe ekzistojne edhe dallime te tjera, por futja ne detaje teknike i kalon kufijte e ketij shkrimi.






                             Copyright Klinika Radovani 2007