KLINIKA  RADOVANI
 
         Ne ju rikthejme degjimin.......                                 TEL: 042 371735
   Home      Pyetje dhe Pergjigje

Nga mund te merret vesh qe une kam renie degjimi?


   Kjo mund te konstatohet nga vete ju ne rrethana te ndryshme, por jo vetem, pasi edhe te tjeret thone

vazhdimisht qe ju nuk po degjoni mire.


Kush jane shenjat e nje renie degjimi?


  • Fillimi i moskuptimit te fjaleve dhe keqkuptimi i bisedave
  • Kerkesa bashkebiseduesit per te perseritur biseden
  • Familjaret fillojne te vene ne dukje mosdegjimin tuaj
  • Ekzistenca e nje historie e lidhur me zhurma te vazhdueshme
  • Nevoja e ngritjes se volumit te radios apo TV me shume se te tjeret
  • Mungesa deshires per te marre pjese ne vende ku ndjeni veshtiresi per te degjuar (restorant, kafe, festa etj)
  • Veshtiresia e ndjekjes se bisedave ne grup ne ambiente me zhurme

A është e nevojshme të bëj një vizitë te mjeku otorinolaringolog para se të marr një


vendim për të vendosur një aparat   dëgjimi?


    Po është e nevojshme. Rënia e aftësisë së dëgjimit mund të ndodhë edhe nga probleme fare të thjeshta që mund

të ketë veshi si fjala vjen dylli i veshit. Pas pastrimit, dëgjimi kthehet. Por në shumë raste dëgjimi mund të bjerë

edhe nga sëmundje të përgjithshme siç jane sëmundjet e gjëndrrës tiroide, diabeti, tensioni i lartë i gjakut,

ateroskleroza, etj. Në shumë raste i sëmuri nuk e din se vuan nga këto sëmundje dhe zbulohen rastësisht nga një

vizitë që është i detyruar ta bëjë, sepse i ka rënë dëgjimi ose ka zhurmë në veshë. Ka edhe sëmundje të vetë

veshit ku aftësia e dëgjimit bie, çka mund të korigjohen pa qenë e nevojshme të vënë aparat dëgjimi.


Cfare ben specialisti per te vleresuar renien e degjimit?


   Ne kete rast vizita e mjekut konsiston ne pershkrimin e rastit nese renia e degjimit eshte permanente apo e

perkoheshme. Nese eshte rasti i pare vazhdohet me matjet e renies se degjimit, si audiograma tonale, vokale etj.

Te gjitha matjet jane pa dhembje dhe zhvillohen ne ambient zyre dhe qetesi. Nese eshte rasti i dyte (renie e

perkoheshme) mjeku jep mjekimin perkates.

 

Ku duhet te drejtohem per renien e degjimit?


   Ne te gjitha vendet ku ndodhet mjeku ORL dhe sigurohet mundesia e matjeve te degjimit dhe prania e specialistit

te aparateve te degjimit. Ne kliniken tone sigurohet ky sherbim me cilesi shume te larte.

 

Cfare me ben te shpresoj qe renia e degjimit mund te jete e kthyeshme?


  • Nese keni hemoragji nga veshet
  • Nese keni dhembje veshesh
  • Nese keni nje humbje degjimi te menjehereshme
  • Nese keni pesuar traume ne koke
  • Nese keni probleme me ekuilibrin
  • Ndjesia e nje presioni nder veshe

Cfare mund te bej per te rikthyer degjimin e humbur?


Kjo eshte dicka per tu vleresuar nga mjeku specialist. Nese renia nuk eshte e perkoheshme atehere, zakonisht ajo

eshte e pakthyeshme. 95%  te rasteve te tilla zgjidhen me vendosjen e aparateve te degjimit.

 

A me kthehet degjimi i humbur duke vendosur aparate degjimi?


   Asnjehere aparati degjimit nuk mund te zevendesoje veshin e njeriut, por ai do te beje te mundur rikthimin

e shume zerave e tingujve qe njeriu humbet kur ka renie degjimi. Sa me sakte te jete zgjedhur aparati i degjimit,

aq me i efektshem do te jete perfitimi i degjimit te humbur. Kjo shtron edhe nje here rendesine qe zgjidhja e

problemit te kerkohet tek specialistet e vertete te degjimit.


Sa aparate duhet te vendos nese kam renie degjimi ne te dy veshet?


   Ne rastet e renies se dyaneshme te degjimit eshte mire te vendosni aparat ne sejcilin vesh. Protezimi i dyanshem

ben te mundur interpretimin dhe seleksionimin me saktesi te zerave. Kur eshte e dyaneshme, ne shumicen e

rasteve, renia eshte e njellojte per te dy veshet, keshtu qe protezimi i dyanshem eshte shume kuptimplote.

Per krahesim, vendosja e nje aparati te vetem eshte  njelloj sikur per korrigjimin e syve te vendoseshin gjyslyke

vetem me nje xham (per nje sy)........ Ne aspektin teknik, vendosja e dy aparateve ben te mundur:

  • Percaktimin e drejtimit dhe distances se burimit te zerit, gje qe eshte e mundur te realizohet vetem me dy veshe.
  • Rritjen ne menyre te ndjeshme te aftesine se kuptuarit te bisedes si ne ambiente me zhurme
  • Rritjen e fuqise se sinjalit (zerit) te kapur nga veshet.

Per sa kohe do te mesohem me aparatin?


   Eksperienca tregon se periudha e adaptimit me aparatin e degjimit eshte rreth dy muaj. Sidoqofte per proceduren

e mbajtjes dhe adaptimit me aparatin do te jepen shpjegime te sakta nga specialisti i aparateve te degjimit.


Sa zgjat bateria e aparatit?


   Kjo varet shume nga tipi i aparatit. Ne diten e blerjes se aparatit, krahas istruksioneve per perdorimin e aparatit,

tregohet edhe koha e zgjatjes se nje baterie. Zakonisht jeta e nje baterie zgjat nga 90 deri ne 350 ore.


Ku gjenden baterite?

 

Baterite mund t`i gjeni ne kliniken tone ne cdo kohe. Aparati degjimit perdor bateri speciale qe ndryshojne nga
baterite e tjera te shitura ne treg. Cmimi i nje baterie eshte 100 leke. Duke ditur kohezgjatjen e nje baterie mund
te blihen bateri per nje periudhe disamujore. Baterite duhet te verifikohen gjithnje per daten e tyre te skadimit.
Me blerjen e aparatit, ne kliniken tone jepen deri ne dy muaj bateri te perfshira ne cmimin e aparatit.


Sa shpesh duhet te bej kontroll te degjimit?


   Keshillohet qe matja e degjimit te behet nje here ne vit. Ne kete rast eshte mire t`i behet nje kontroll edhe

aparatit te degjimit edhe pse ky i fundit  mund te mos kete pasur probleme. Per pacientet qe kane blere aparatin

ne kliniken tone, kolaudimet dhe programimet me kompiuter behen pa pagese brenda periudhes se garancise.


Cili është ndryshimi ndërmjet një amplifikatori personal dhe një aparati dëgjimi?


   Si aparatet e dëgjimit ashti dhe amplifikatorët personalë të tingullit kanë të njëjtin qëllim: Përmirësimin e aftësisë

së dëgjimit. Teknologjia e prodhimit është thuajse e barabartë. Ndryshimi qëndron: Aparati i dëgjimit vlen pasi të

jetë sqaruar arsyeja e rënies së dëgjimit, pra pasi është vënë diagnoza e semundjes që ka shkaktuar rënien e

aftësisë së dëgjimit; ndërsa amplifikatorët shërbejnë për fuqizimin e tingullit, por maskojnë humbjen e aftësisë

së dëgjimit. Kjo do të thotë se humbja e dëgjimit mund të zbulohet me vonesë. Përveç kësaj, nga përdorimi i

amplifikatorit, dëgjimi mund të dëmtohet më shumë. Amplifikatorët e dëgjimit janë aparate të lira, që shiten

nga njerëz të paautorizuar dhe kompetentë.


Si duhet të sillem kur familjarët apo miq më thonë se ke nevojë për aparat dëgjimi,   ndërkohë që

unë dëgjoj mirë?


    Vërtetë mund t’ju duket se dëgjoni, por njerëzit përreth jush kuptojnë se ju nuk e keni të mirë dëgjimin nga

që herë pas here kërkoni që bashkbizeduesi të përsërisë fjalët apo të ngreje zërin. Keni nevoje të ngreni

volumin e televizorit, ose të mos kuptoni fjalët në mjedise me zhurmë. Në një rast të tillë mund të jenë dëmtuar

tonet e larta të dëgjimit. E keni të nevojshme të bëni një matje të dëgjimit (audiogramë), që është një proçedurë

e thjeshtë.


Ku duhet të blihet aparati i dëgjimit?


    Është e këshillueshme që aparati të blihet në vendin që jeton. Kjo bëhet e detyrueshme për aparatet digitale,

sepse aparati ka nevojë për kontrolle të herë pas hershme nga shërbimi audiologjik, pra aty ku keni blerë aparatin.

Shërbimi audiologjik ku do të blihet aparati, duhet të ketë liçencën për shitje nga kompania prodhuese e aparateve

të dëgjimit. Në të kundërt, burimi i aparateve të dëgjimit është i dyshimtë


Si mund ta dij se cili aparat është më i mirë për mua?


    Shumë kompani sot në botë prodhojnë aparate dëgjimi, që kanë avantazhet apo disavantazhet e tyre.

Aparati i përshtatshëm përcaktohet mbi bazën e humbjes së aftësisë së dëgjimit, por klinika apo kabineti që

merret me shitjen e një aparati dëgjimi duhet të ketë eksperiencë jo vetëm në percaktimin e tipit të aparatit,

por të jetë në gjëndje dhe të kryej shërbime të mëtejshme cilësore ndaj këtij aparati.


Përse janë aq të shtrenjtë aparatet e dëgjimit?


Nuk është vetëm çështje e konkurencës, por   aparatet e sotëm shkojnë krah për krah me zhvillimet më të fundit

të teknologjisë elektronike. Një kompani e caktuar brënda një viti prodhon me dhjetëra aparate të rinj me opsione

gjithnjë e më të përparuara, aq sa mund të kolaudohen nga vetë pacienti nëpërmjet një smartfoni. Në vendet e

zhvilluara nuk është problem çmimi i aparatit sepse mosha të caktuara rimbursohen nga kompanitë e sigurimeve,

çka nuk po bëhet ende realitet në vendin tonë.





Copyright Klinika Radovani 2007