KLINIKA  RADOVANI
 
         Ne ju rikthejme degjimin.......                                 TEL: 042 371735
   Home      Pjerin Radovani
 

            Mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1967 dhe specializimin ORL në vitin 1969, nën drejtimin e Prof.Dr.Besim Zymës dhe Doc.Spase Trimçevit.

Pas mbarimit të specializimit, emërohet në klinikën ORL të Spitalit Klinik Nr. 1, ku pat fatin të punojë në ekip me po këto autoritete të Mjekësisë Shqiptare.

Në vitin 1975 transferohet në Spitalin e rrethit, Gjirokastër, ku pat një aktivitet intensiv klinik – kirurgjikal e shkencor. Duke punuar në ekip me kirurgë e OMF në ndërhyrjet e të gjitha kategorive kokë-qafë zhvilloi më tej kirurgjinë plastike e rekonstruktive të kokës e qafës, duke aplikuar flapet deltopektoriale, bitemporale, miokutane, etj. Aplikon për të parën herë në vend teknika kirurgjikale bashkohore, në veçanti otokirurgji duke aplikuar rekonstruksionin osikular me kërce autologe. Në vitin 1976 realizon laringoskopinë e suspenduar dhe kirurgjinë mikroskopike të laringut. Ky aktivitet eshte pasqyruar rrjedhimisht në publikimet e shumta në shtypin shkencor të vendit e të huaj.


   Rikthehet si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1991. Po atë vit emërohet Drejtor i Spitalit Klinik Nr.1, e më tej Drejtor i Përgjithshëm i QSUT duke dhënë kontributin e tij në ngritjen dhe organizimin administrativ e teknik të QSUT.


   Në vitin 1993 shkëputet nga ky funksion dhe pas një specializimi në  ShBA zhvillon më tej teknikat e rinoplastikave, duke realizuar për të parën herë në vend  rinoplastikën e hapur.

Në vitin 1995 përgatit leksionet mbi teorinë dhe praktikën e rinologjisë dhe laringologjisë për rezidentët. Në vitin 1995 atashohet me kohë të pjesëshme pranë Poliklinikës Arabe, Tiranë, e cila mbyll aktivitetin e saj në fund të vitit 1997.


   Në vitin 1998 se bashku me Ing. N. Radovanin marrin nismen per hapjen e se pares klinike audio-protezike ne Shqiperi. Klinika quhej “TELEKTRA” dhe Prof. Pjerin Radovani atashohet në kohë të pjesëshme si konsulent i kësaj klinike.


   Në vitin 2003 fiton drejtimin e shërbimit ORL, QSUT, dhe rifiton detyrën e Shefit të shërbimit në vitin 2010, detyre qe mbajti deri ne Prill 2013.

Në vitin 2004 fut teknikat interaktive në përgatitjen e rezidentëve. Po kështu duke filluar nga ky vit organizon sesionet shkencore vjetore me tema që përgatiten nga rezidentë (Grand Rounds) me udhëheqës pedagogët e Shërbimit. Nismëtar dhe hartues i web-site të Shërbimit. Autor i kurrikulës së lëndës ORL.


   Ka udhëhequr dhe në vazhdim një sërë temash masteri e doktorature si edhe projektet e Shërbimit këto 15 vitet e fundit, ndër to më i rëndësishmi implanti koklear, që u finalizua në vitin 2010.

2010-2013 Koordinator i Njesise Baze ORL-Okulistike, Fakulteti i Mjekesise, UT

2013 e ne vazhdim, konsulent prane Klinikes Radovani


GRADA DHE TITUJ SHKENCORË


1983 – Dizertacioni me temë “Efuzionet ngulmuese të veshit të mesëm”, fiton gradën “Kandidat i Shkencave”, me vendim te MAK Nr.94, Dt. 5.04.1984

1994 – Titulli  “Asistent Profesor”, me vendim të MASh Nr. 11, Dt. 13.12.1994

2002 – Titulli  “Profesor”, me vendim të MASh Nr. 71, Dt. 29.05.2002


AKTIVITETI KLINIK DHE SHKENCOR

Kirurgji e përgjithshme Vesh-hundë-grykë, Otokirurgji (kirurgji estetike e veshëve), shurdhësitë në fëmijë; Rinologji (kirurgji e hundës dhe e sinuseve përreth hundës, kirurgji estetike e hundës);  Laringologji, Kirurgji e qafës;  Kirurgji plastike e rikonstruktive kokë-qafë.

Në cilësinë e kryetarit të shoqatës shqiptare të otorinolaringologjisë “Besim Zyma”, Antarësim në IFOS dhe në Shoqërinë Ballkanike të Otorinolaringologjisë, Kirurgjisë së Kokës e Qafës, organizator i simpoziumeve dhe kongreseve të otolaringologjisë në vendin tonë, disa prej tyre me karakter ballkanik e ndërkombëtar, të njohura nga IFOS (Federata Ndërkombëtare e Shoqërive Otorinolaringologjike).

TË TJERA

1995-2003 Bashkëthemelues dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Otorinolaringologjisë, “Besim Zyma”.

1999 e në vazhdim, antar i Akademisë Amerikane të Otolaringologjisë, Kirurgjisë së Kokës e Qafës (AAO-HNS).

2006 e në vazhdim, Antar i Bordit drejtues të Shoqërisë Ballkanike të Otorinolaringologjisë, Kirurgjisë së Kokës e Qafës.

2008-10, Kryetar i Këshillit të Profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë.




 Copyright Klinika Radovani 2007