KLINIKA  RADOVANI
 
         Ne ju rikthejme degjimin.......                                 TEL: 042 371735
   Home      Njohuri mbi degjimin
 
 

Reniet e degjimit    

 

Reniet e degjimit nga pikepamja e tipeve te tyre klasifikohen ne:


Renie konduktive te degjimit 


Keto renie mund te jene edhe te perkoheshme keshtu qe mund te korrigjohen. Shkaktaret kryesore ne kete rast jane:

    • - Infeksionet e veshit te mesem
    • - Otoskleroza
    • - Dylli i grumbulluar per nje kohe te gjate ne kanalin e  jashtem te degjimit
    • - Shpimi i daulles se veshit

Ne varesi te rastit ky tip i renieve te degjimit mund te trajtohet me mjekim, aparat degjimi, larje te veshit apo nderhyrje kirurgjikale.


Renie degjimi sensoro-neurale 


   Keto lloj reniesh zene nje vend te rendesishem ne humbjet e degjimit. Gjithashtu rreth 90% e tyre nder te rriturit jane te shkaktuara nga mosha dhe ekspozimi ndaj zhurmave. Karakteristike per reniet sensoro-neurale jane:


    • Demtimi i nervit dhe probleme ne veshin e brendshem.
    • Zerat degjohen te ulet ne volum dhe te deformuar.
    • Degjimi ndaj zerave te holle behet i veshtire.
    • Zerat e trashe dhe zanoret degjohen me mire.

Trajtimi me i mire i ketyre lloj reniesh eshte perdorimi i aparatit te degjimit.


Reniet e degjimit te kombinuara


  Keto lloj reniesh jane kombinimi i dy te parave dhe trajtohen ne varesi te rastit.


Edhe pse nuk ben pjese ne klasifikimin e mesiperm, do te theksonim qe reniet e degjimit mund te jene Renie te perkoheshme


     Kjo do te thote qe jo gjithmone kur keni nje renie te degjimit ajo mund te jete perfundimtare. Per kete aresye keshilla me e mire eshte drejtimi tek mjeku specialist, i cili eshte ne gjendje te konstatoje nese renia eshte e perkoheshme dhe te jape mjekimin perkates. Duhet theksuar se sa me shpejt te diktohet dhe te merret mjekimi, aq me shume shpresa ka per rikthimin e degjimit te meparshem. Renia e degjimit e perkoheshme mund te shkaktohet nga:


    • Mase e madhe dylli ne vesh.
    • Probleme infeksioni ne vesh.
    • Probleme te sinuseve.
    • Probleme alergjie.

Keto lloj reniesh trajtohen me mjekim.


Nga pikpamja e shkalles se tyre reniet e degjimit ndahen ne:



o    Renie degjimi te lehta

o    Renie degjimi te mesme

o    Renie degjimi te renda

o    Renie degjimi te thella

 





Copyright Klinika Radovani 2007