KLINIKA  RADOVANI
 
         Ne ju rikthejme degjimin.......                                 TEL: 042 371735
   Home      Ne jemi te paret
 

           Klinika jone eshte e para klinike qe ka trajtuar profesonalisht aparatet e degjimit ne Shqiperi. Qe nga krijimi saj me 1998, ajo ka ardhur duke e rritur vazhdimisht cilesine e sherbimit, duke fituar besimin e mijera pacienteve. Qe nga viti 2007 klinika yne perfaqeson ne Shqiperi firmen " Siemens ", e cila prodhon aparatet e degjimit me cilesore ne bote prej me shume se 130 vitesh.

Ne kete website jemi perpjekur te ndertojme nje faqe qe te sherbeje sa me mire per te dhene informacionin ne lidhje me problemet e degjimit, te cilet shpesh neglizhohen si te parendesishme, duke kaluar ne keqesime qe mund te jene me pasoja ne jeten personale dhe  shoqerore te pacientit. Do perpiqemi te perdorim nje fjalor te thjeshte per t'ju larguar terminollogjise se veshtire, duke dhene njohurite kryesore mbi problemin e degjimit per te gjithe e jo vetem per profesionistet.

Ne fillim do ju njohim me veprimtarine tone, dhe cfare ofrojme. Me pas do flasim per reniet e degjimit , si kuptohen , parandalohen e kurohen ato. Ne kapitullin e aparateve te degjimit  do te japim njohuri baze per keto te fundit, ne menyre qe te njihen ato paraprakisht pa u drejtuar akoma tek specialisti. Faqja jone e internetit do te azhornohet e pasurohet vazhdimisht me te rejat ne fushen e degjimit, duke qene gjithnje pasqyre e asaj qe eshte bashkekohore.

Duke shpresuar qe kemi dhene sadopak kontribut ne njohjen e kesaj fushe, ju falenderojme qe vizituat faqen tone te internetit.


 

 Copyright Klinika Radovani 2007