KLINIKA  RADOVANI
 
         Ne ju rikthejme degjimin.......                                 TEL: 042 371735
   Home      Cfare ofrojme

         Kete vit mbushen shtatembedhjete vjet qe nga koha qe ka filluar aktivitetin klinika jone. Mund te themi qe hapja e nje klinike sot eshte nje gje e zakonshme dhe shume gjera dihen paraprakisht se si do te shkojne. Ne rastin tone, ne muarem inisiativen per fillimin e nje sherbimi qe nuk ekzistonte ne Shqiperi, ate te audioprotezimit. Gjate ketyre viteve jemi perpjekur qe te aftesohemi ne kete fushe te re, duke patur si objektiv qe te ofrojme ne cdo moment ate qe eshte bashkekohore. Ne pergjithesi mendojme qe ja kemi arritur qellimit, duke prezantuar aparatet e degjimit si mjete te domosdoshme dhe efikase per permiresimin e komunikimit ne njerez me renie degjimi .

 

     Sigurisht, gjate rruges sone jemi ndihmuar nga partneret tane te huaj me suport teknik, seminare dhe kurse te ndryshme. Qe nga fillimi i vitit 2007 klinika jone eshte perfaqesuese dhe distributore e vetme ne Shqiperi  per aparaturat e firmes gjermane " SIEMENS ", e cila eshte lider boteror per prodhimin e aparateve te degjimit. 

 

     Nje rol te rendesishem per zhvillimin e audioprotezise ne Shqiperi, ka luajtur edhe Profesor Pjerin Radovani, konsulent i klinikes, i cili ka bere harmonizimin midis mjeksise dhe teknikes elektronike, lidhja baze e zhvillimit te audioprotezise.




       Ne kliniken tone kryhen vizita ORL, pra per probleme te veshit, hundes dhe grykes, nga Profesor Doktor Pjerin Radovani. Gjithashtu aty kryhet edhe sherbimi audioprotezik, pra, matjet dhe trajtimi i renieve te degjimit.


  Sic dihet vizita tek mjeku ORL eshte e domosdoshme para ndermarrjes se cfaredo vendimi ne lidhje me aparatin e degjimit. Mjeku percakton diagnozen dhe shkallen e degjimit dhe cfare duhet bere me tutje. Ky hap eshte shume i rendesishem, pasi jo cdo renie degjimi rregullohet me aparat degjimi.


  Ndersa seancat e nje vizite mjeksore dihen si kohe, seancat e pajisjeve me aparat degjimi jane me te gjata, pasi lidhen me matjet e degjimit, percaktimin e aparatit, programimin e tij, marrjes se masave te veshit, konsultime etj. Ne pergjithesi pajisja me aparat degjimi behet sipas procedures se meposhtme:


1. Seanca e pare perfshin viziten tek mjeku, matjet e degjimit, provat me aparat dhe marrja e formave te veshit. Keto te fundit sherbejne per prodhimin e nje proteze te personalizuar (per aparatet mbrapa veshit) ose per prodhimin e aparatit te personalizuar.(kur aparati do te jete brenda veshit)


2. Ne seancen e dyte programohet dhe merret aparati degjimit se bashku me gjithe aksesoret e nevojshem, si mjete pastrimi, baterite, filtra, mjete tharjeje etj. Ne kete seance istruktohet pacienti per perdorimin e aparatit derisa te jete i qarte plotesisht.


3.  Seanca e trete eshte mbas tri - kater javesh mbas marrjes se aparatit. Ne inkurajojme klientet tane qe te vijne per nje konsulte mbasi kane mbajtur aparatin per nje periudhe gati nje mujore, qe eshte periudha adaptimit. Ne kete seance behet nje riprogramim nese perdoruesi ka verejtje dhe sugjerime. Kjo seance eshte shume e vlefshme, pasi edhe pacienti ka fituar nje eksperience dhe kontribon ne gjetjen e pikes optimale te punes se aparatit.

Kohet e pajisjes me aparat varen nga lloji aparatit. Nese ky i fundit eshte mbrapa veshit atehere aparati mund te merret per tri dite (mesatarisht). Nese aparati eshte i personalizuar (brenda veshit) atehere pacienti duhet te prese 10 - 15 dite, pasi aparati prodhohet ne Gjermani sipas formes perkatese te veshit.


   Gjithashtu eshte shume e rendesishme te theksohet qe ne sigurojme GARANCINE dhe RIPARIMIN  e aparateve te blera ne klinike me anen e personelit tone te specializuar ne Gjermani.



         Copyright Klinika Radovani 2007