KLINIKA  RADOVANI
 
         Ne ju rikthejme degjimin.......                                 TEL: 042 371735
   Home      Aparate Mbrapa Veshit
 








 








 







 







 



 
   
 
Ne vijim jane paraqitur aparatet e degjimit kryesore mbrapa veshit te prodhimit te sotem "Siemens", te cilat disponohen edhe ne kliniken tone.
Cdo model te ri qe do te prodhohet ne vazhdim do te shtohet ne kete faqe. Sigurisht, informacioni i dhene me poshte eshte shume i vogel, krahesuar me informacionin qe merret ne klinike per cdo aparat.





                                                PURE  

    Ky aparat eshte i njohur per klientet tane dhe eshte nder me te suksesshmit te markes Siemens. Ai eshte projektuar per te pasur brenda tij me shume opsione nga cdo aparat tjeter i kesaj  madhesie apo kategorie. Aparati eshte RIC dhe ndermjet te tjerave siguron, wireless midis aparatit dhe perdoruesve te tjere elektronike (ne formen Bluetooth). Studimet e fundit kane treguar qe vendosja e dy pure binax lejon perdoruesin qe te kuptoje bisedat ne mjediset me zhurma, gje qe eshte problem per gjithe njrezit me renie degjimi. Tashme me platformen e re binax, perdoruesi mund te komandoje aparatin direkt nga telefoni celular. Ofrohet edhe me bateri te karikueshme me ushqyesin perkates.Aparati ka graden IP67 te mbrojtjes kunder lageshtires dhe ujit

     

                                                               ACE  

     Ace eshte nje aparat RIC, me i vogli nder aparatet mbrapa veshit. Edhe pse madhesia e tij eshte shume e vogel, cilesia e tij eshte e pakrahesueshme. Ky aparat eshte projektuar per te mesuar dhe rikujtuar ate cfare perdoruesi preferon per te gjitha situatat. Ace e perpunon zerin e marre nga mjedisi ne nje menyre te tille ku te gjitha zhurmat e panevojshme eleminohen dhe ne vesh dergohet zeri i paster dhe pothuajse natural, qe shpesh te ben te harrosh qe ke vendosur aparat... Ace ofron nje forme extra te vogel, nje altoparlant shume te vogel qe futet ne vesh, te gjitha avantazhet e teknollogjise se fundit binax.

 

                                                            MOTION

 

     Motion me teknollogjine binax ofron nje zgjidhje fantastike te degjimit me dy aparate dhe eshte i projektuar me te gjitha opsionet e mundshme per te plotesuar nevojat e cdo individi qe ka renie degjimi. Ky emer aparati, tashme i njohur prej disa vitesh, eshte pasuruar me shume opsione te dala se fundi dhe ofron nje degjim mjaft komfort per ta bere perdoruesin te jete i fokusuar ne ate cfare i intereson atij. Fale teknollogjise se fundit, ai eshte automatik ne lidhje me memorizimin e preferencave te perdoruesit, rikarikohen me ushquesin perkates, ka mbrojtje IP67 sidhe komandohet me telekomande te posacme (tri llojesh) apo me aplikacion te thjeshte nga telefoni celular.

                                                               NITRO

 

     Nitro eshte aparat mbrapa veshit dhe eshte i projektuar per te plotesuar nevojat e individeve me renie te renda degjimi. Ai arrin fuqi  shume te medha amplifikimi, qe arrijne deri ne 141/80 dB. Keto parametra e vendosin kete aparat ne majen e prodhuesve te aparaturave per sa i perket zgjidhjeve te degjimit per humbje shume te renda te tij. Sot, tek ky aparat jane futur gjithashtu te gjithe elementet e "BestSound Technology" dhe "Micon" duke bere te mundur qe edhe perdoruesit qe gjenden ne veshtiresi te madhe per te kuptuar e degjuar mund te perfitojne me kete aparat. Prodhohet ne dy versione performance, si Nitro  301, 701

                                   ORION 2,  SIRION 2,  INTUIS 2,  LOTUS

      Keto tri aparate nuk permbajne platformat binax ose micon, por ofrojne parametra dhe opsione mjaft te efektshme. Fale rezolucionit te tyre te larte, keto modele jane ne gjendje te sigurojne nje kuptim te mire te bisedes,  dhe opsione te ndryshme sipas preferencave te perdoruesit. Ndryshimi midis tyre eshte qe Orion 2 lejon perdorimin e telekomandave te ndryshme Siemens, qe nga ana tyre mund te punojne bluetooth me pajisje te tjera. Po ashtu Orion 2 lejon komandimin e aparatit nga telefoni celular. Aparati Sirion 2 lejon vetem komandimin nga telefoni celular dhe nuk perdor telekomandat Siemens. Se fundi, aparati Intuis 2 dhe Lotus nuk mund te komandohet as me telekomanda Siemens dhe as me telefon celular. Sigurisht keto te fundit jane aparatet me ekonomike.





                                       Copyright Klinika Radovani 2007