KLINIKA  RADOVANI
 
         Ne ju rikthejme degjimin.......                                 TEL: 042 371735
   Home      Aparate Brenda Veshit


 










 










 








 
 

    Aparatet brenda veshit quhen ndryshe edhe aparate te personalizuar, pasi ato behen me porosi sipas mases se veshit te perdoruesit qe merret ne klinike dhe dergohet tek prodhuesi. Ne varesi te opsioneve te kerkuara, grades se renies se degjimit sidhe stilit te jetes se perdoruesit ata ndahen ne aparate ne vesh (ITE), aparate ne kanal te veshit (ITC) sidhe aparate komplet ne kanal te veshit (CIC). Aparatet brenda veshit u bene shume popullore, pasi ne shumicen e rasteve sigurojne deri diku "padukshmerine" e tyre, qe mund te jete nje shqetesim per shume paciente. Duhet thene qe sot, me perparimin e teknollogjise, edhe aparatet mbrapa veshit jane popullore, pasi dimensionet e tyre jane zvogluar ne menyre te ndjeshme dhe per me teper lejojne me shume opsione se aparatet brenda veshit (sidomos telekomandimin) Nga statistikat rezulton se sot ne bote shiten mesatarisht 60% aparate mbrapa veshit dhe 40% brenda veshit.  




                                                   INSIO

     INSIO eshte aparati brenda veshit qe ofrohet per te dyja platformat; binax dhe micon. Ne te dyja platformat aparati prodhohet i personalizuar sipas formes se veshit me opsionet e sejciles platforme. Cmimi i aparatit varet nga numri i opsioneve qe ofron aparati dhe ndahet ne tri kategori; niveli 7, niveli 5 dhe niveli 3 (niveli 7 permban te gjitha opsionet e mundshme, pra eshte me i shtrenjti). Shume natyrshem mund te linde pyetja se cfare ndryshimi ka binax me micon? Binax eshte teknollogjia e fundit Siemens, dale ne prodhim ne fund te 2015, ndersa micon i takon rreth 3-4 viteve perpara. Sigurisht qe binax permban fjalen e fundit te shkences dhe ka permiresime te dukshme, sidomos ne lidhje me degjimin me dy aparate. Gjithashtu aparatet qe permbajne teknollogjine binax kane mundesine qe te telekomandohen edhe nga telefoni celular, pa ndihmen e ndonje aksesori tjeter, sic ishte me perpara.



                                                              NITRO


            Ky aparat ka bere nje revolucion te vertete ne estetike, pasi ka krijuar mundesine e perdorimit te modelit CIC  (aparat brenda veshit komplet ne kanal) per te rikuperuar renie degjimi te renda dhe shume te renda. Kjo gje nuk ka qene e mundur me perpara, pasi reniet e medha te degjimit kane qene te rikuperueshme vetem me aparate mbrapa veshit, pra relativisht aparate te medha. Modelet brenda veshit prodhohen ne versionet 55 dhe 70 dB.  Keto parametra e vendosin kete aparat ne majen e prodhuesve te aparaturave per sa i perket zgjidhjeve te degjimit per humbje shume te renda te tij. Ky aparat prodhohet me platformen micon per kategorite 7 dhe 3.


                                ORION 2,  SIRION 2,  INTUIS 2 ,  LOTUS

            Keto tipe aparatesh prodhohen ne te tria versionet ITE, ITC dhe CIC por nuk permbajne teknollogjite binax ose micon. Ashtu si edhe per aparatet BTE, ndryshimi midis tyre eshte qe Orion 2 lejon perdorimin e telekomandave te ndryshme Siemens, qe nga ana tyre mund te punojne bluetooth me pajisje te tjera. Po ashtu Orion 2 lejon komandimin e aparatit nga telefoni celular. Aparati Sirion 2 lejon vetem komandimin nga telefoni celular dhe nuk perdor telekomandat Siemens. Se fundi, aparatet Intuis 2   dhe Lotus nuk mund te komandohet as me telekomanda Siemens dhe as me telefon celular.

Duhet theksuar qe edhe komandimi i aparateve brenda veshit me telekomande, do varet nga madhesia e aparatit, i cili duhet te kete hapsiren e nevojshme per te vendosur elementet e qarkut. Individed me nje kanal te ngushte te veshit kane mundesi me te kufizuara per te perdorur opsionet “wireless”

 




                                Copyright Klinika Radovani 2007