KLINIKA  RADOVANI
 
         Ne ju rikthejme degjimin.......                                 TEL: 042 371735
   Home      Njohuri mbi degjimin      A mund te parandalohen reniet e degjimit?
                  
            Duke marre ne konsiderate shkaktaret e renieve te degjimit, jo ne te gjitha rastet mund te merren masa per parandalimin e renieve te degjimit. Sic eshte theksuar, nje nder shkaqet kryesore te renies se degjimit eshte ekspozimi ndaj zhurmave. Ne kete rast mund te behet fjale per masa parandaluese.Eshte provuar qe zerat shume te larte mund te demtojne ne menyre te pakthyeshme qelizat e koklese, duke shkaktuar keshtu nje renie degjimi permanente. Bile, edhe zera jo shume te larte, por te degjuara nga veshi periodikisht dhe per nje kohe te gjate mund te shkaktojne renie degjimi. Lind pyetja se cila eshte ajo mase e zerit qe mund te demtoje degjimin tone?Studimet tregojne qe masa e zerit qe mund te demtoje veshin eshte e barabarte ose me e larte se 90 dB. Per te kuptuar se sa eshte 90 db me poshte tregohen se sa eshte masa e disa zerave qe hasen ne jeten e perditeshme:



     Ne lidhje me ekspozimin ndaj zhurmave duhet te kihet parasysh qe te vendosen tapa bllokuese te zhurmes brenda vesheve, sa here qe zhurma rrethuese eshte e tille , qe per te folur me dike tjeter duhet te ngrihet zeri shume, pavaresisht se per cfare zhurme behet fjale. Per sa me siper behet fjale per zhurmat e vazhdueshme, por nuk mund te rrime pa permendur edhe ruajtjen nga zhurmat e medha te befasishme (shashka e fishekezjarre) qe tashme jane bere te zakoneshme gjate festimit te Vitit te Ri.

 

   Duhet theksuar qe eshte shume e rendesishme qe te merren masa te menjehereshme pas diktimit te renies se degjimit, duke parandaluar keshtu keqesimin e saj. Nese ju jeni nje bashkeshort, prind, mik, apo bir i nje personi me renie degjimi ndihma juaj per te nuk eshte perseritja disa here e bisedes me te, nuk eshte ngritja e zerit qe ai/ajo te degjoje me mire, apo nuk eshte perkthimi i bisedave te te tjereve. Ne kete rast ju nuk e ndihmoni ate, por ne menyre te pavetedishme zgjatni kohen e zgjidhjes se problemit. Ajo qe duhet te beni eshte, kembengulja per te shpjeguar demtimin e tij, si ndikon ky demtim i degjimit ne relacionet tuaja me te dhe nevojen e domosdoshme per tu paraqitur tek specialisti.


Studimet tregojne qe:


  • Vendosja e aparatit te degjimit permireson mardheniet ne familje
  • Vendosja e aparatit te degjimit redukton stresin, merzine, izolimin e te demtuarit dhe nervozizmin e tij
  • Shumica e atyre qe vendosin aparat degjimi, permiresojne jeten e tyre sociale

  • Ata qe vendosin aparat degjimi jane me te shendetshem se ata qe nuk e bejne kete hap
  • 90% e perdoruesve te aparatit te degjimit raportojne nje permiresim te dukshem te cilesise se jetes





Copyright Klinika Radovani 2007