KLINIKA  RADOVANI
 
         Ne ju rikthejme degjimin.......                                 TEL: 042 371735
   Home      A ka femija im renie degjimi?
 

       

          Nëse fëmija juaj diagnostikohet me renie degjimi duhet ta dini qe nuk jeni te vetmit. Shumë prindër të fëmijëve me dëmtime dëgjimi ashtu si ju përballen me të njëjtat sfida, dhe shumë kanë zbuluar se ekzistojnë zgjidhje mjaft të vlefshme. Falë aparateve moderne te sotme, fëmija juaj mund të shijoje bukurinë e tingujve.

   Nëse keni ndonje dyshim sado te vogel në lidhje me degjimin e fëmijës suaj, është shumë e rëndësishme që ta dergoni tek specialisti sa me shpejt të jetë e mundur. Kjo do të ndihmojë për të shmangur ndonjë vonese në përvetësimin e gjuhës sidhe zhvillimit te intelektit.

   Vendosja e aparateve te degjimit mund te duket nje hap shume i veshtire ne fillim, por me ndihmen e specialistit dhe teknollogjise se sotme do te kuptoni se sa i thjeshte eshte perdorimi i ketyre aparaturave dhe mbi te gjitha sa i rendesishem eshte ky hap per femijen tuaj, pasi ai e ndihmon te eleminoje cdo diference me bashkemoshataret e tij.  


   Degjimi per nje femije eshte esencial. Eshte shume e rendesishme qe problem degjimit te diktohet sa me pare nga prindet. Nje shenje e qarte eshte menura e te folurit e femijes dhe zhvillimi i tij krahesuar me bashkemoshataret. Renia e degjimit mund te shprehet ne disa menyra dhe ne shkalle te ndryshme, por gjithnje ne kete rast do te jene disa shenja tipike.


   Nese dyshoni qe femija juaj mund te kete renie degjimi, pergjigja ndaj pyetjeve qe vijojne mund t’ju ndihmoje:


  • A ju duket se e folura e femijes suaj eshte jo ne nivelin e duhur per moshen e tij (saj) ?
  • A ju duket se femija juaj nuk e kupton sic duhet biseden ?
  • A eshte femija juaj i afte te percaktoje sic duhet burimin e zerit?
  • A ka femija juaj veshtiresi te imitoje zera dhe zhurma te ndryshme ?
  • A ka patur femija juaj infeksione te shpeshta te veshit ?
  • A ju duket se femija juaj tenton te largohet dhe te izolohet ne rast takimesh me grupe femijesh te tjere ?

     Ne rast se do te pergjigjeshit pozitivisht ndonje prej pyetjeve te mesiperme, do ishte mire qe te konsultoheshit me nje specialist, pasi femija juaj mund te kete ndonje problem me degjimin.





                                  Copyright Klinika Radovani 2007